blog-post

Postuar më: 04-03-2025

Krimet e Luftës

Më 03-04 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Krimet e Luftës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ivan Mateshiq dhe z. Mersudin Pruzhan, prokuror per krime lufte nga Bosnja dhe Hercegovina, z. Ilir Morina, prokuror special – PSRK si dhe z. Amer Alija, Avokat ne Fondin për të Drejtën Humanitare.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve qe përmes shkëmbimit të përvojave me prokurorët për krime lufte nga Bosnja dhe Hercegovina, të diskutojnë për dilemat dhe sfidat që hasin në praktike lidhur me gjykimet për Krimet te luftës.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë, bashkëpunëtorë profesional, zyrtar ligjor nga Gjykata Themelore gjyqtar nga Gjykata e Apelit, Prokuror nga Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës dhe Hetues policor.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :