blog-post

Postuar më: 06-10-2026

Krimet e Luftës

Më 06-07 tetor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, nëpërmjet projektit rajonal “Mbështetje nga BE-ja, për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, janë duke realizuar trajnimin me temë “Krimet e luftës”. Trajnues të angazhuar janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale si dhe z. Mathias Holvoet, profesor në Universitetin e Amsterdamit për të Drejtën Penale Ndërkombëtare. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare, me fokus në trajtimin juridik të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe në zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit vendor në praktikën gjyqësore. Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike. Përfitues janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli themelor dhe i apelit si dhe hetues policor.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :