blog-post

Postuar më: 01-04-2025

Krimet e Luftës

Më 01-02 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, në bashkëpunim me UNDP është duke e realizuar trajnimin “Krimet e luftës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Kurtaj, gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe z. Ilir Morina, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me legjislacionin penal në tërësi në Kosovë i cili trajton veprat penale të krimeve të luftës, e po ashtu edhe legjislacionin penal në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale apo ligjin më të favorshëm për kryerësit e kësaj vepre penale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga Gjykata Themelore, Prokuror nga Apeli, Prokuror nga Prokuroria Speciale dhe zyrtar Policor.

  • gallery

Shpërndaje :