blog-post

Postuar më: 09-06-2026

Krimi Kibernetik

Më 09-10 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti CYBERKOP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Krimi Kibernetik”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Fadil Abdyli, Shef i Sektorit për Hetime të Krimeve Kibernetike, z. Jan Kerkhofs, prokuror federal në Belgjikë dhe znj. Hania El Helweh, gjyqtare në Libani.

Qëllimi i trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi bazën e njohurive të Krimit Kibernetik, me fokus tek provat elektronike dhe administrimi i tyre bazuar në Konventën e Budapestit dhe protokollet shtesë të saj.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurorë dhe hetues nga Inspektorati Polices i Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :