blog-post

Postuar më: 12-06-2025

Krimi Kibernetik dhe Provat Elektronike

Me datë 12-13 Qershor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti CYBERKOP, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Krimi Kibernetik dhe Provat Elektronike”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, z. Jan Kerkhofs, prokuror federal në Belgjikë dhe znj. Hania El Helweh, gjyqtare në Libani.

Qëllimi i trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi bazën e njohurive të Krimit Kibernetik, me fokus te provat elektronike dhe administrimi i tyre bazuar në Konventën e Budapestit dhe protokollet shtesë të saj. Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve konkrete.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor si dhe zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë nga Departamenti për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :