Kuptimi i Dhunës në Familje në të Drejtën Civile: Urdhrat Mbrojtës dhe Konsiderimet e të drejtës familjare
Më 08-09 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Kuptimi i Dhunës në Familje në të Drejtën Civile: Urdhrat Mbrojtës dhe Konsiderimet e të drejtës familjare”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Fahret Vellija, anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësit në ngritjen e njohurive të kuadrit ligjor mbi kuptimin e dhunës në familje në të Drejtën Civile, me fokus në urdhrat mbrojtës dhe konsiderimet e të drejtës familjare.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv, zhvillimin e aftësive praktike përmes shembujve dhe rasteve të studimit.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e gjykatave civile.
Postuar më: 08-10-2024