blog-post

Postuar më: 11-11-2025

Kuptimi i Dhunës në Familje në të Drejtën Civile: Urdhrat Mbrojtës dhe Konsiderimet e të drejtës familjare

Më 11-12 Nëntor 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Projekti Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme organizojnë trajnimin “Kuptimi i Dhunës në Familje në të Drejtën Civile: Urdhrat Mbrojtës dhe Konsiderimet e të drejtës familjare” . Trajnues të angazhuar janë: z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Fahret Vellija, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe znj. Ariana Qosaj Mustafa, Eksperte vendore e angazhuar nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i trajnimi është ngritja e njohurive të kuadrit ligjor mbi kuptimin e dhunës në familje në të Drejtën Civile, me fokus në urdhrat mbrojtës dhe konsiderimet e të drejtës familiare.

Metodologjia e këtij trajnimi përfshinë shqyrtimin e dispozitave përkatëse ligjore dhe politike, parime dhe koncepte ndërkombëtare që lidhen me temën, rishikimi i hulumtimeve më të fundit mbi DhF, DhNG dhe DhBGJ, dhe punë zhvillimin e aftësive praktike përmes shembujve dhe rasteve të studimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe zyrtar për Mbrojtje të Viktimave.

  • gallery

Shpërndaje :