blog-post

Postuar më: 24-10-2024

Kurikula: Kodi I Procedurës Penale

Gjatë muajit tetor nga dt. 17-24, 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së XII, ka realizuar trajnim teorik nga moduli: Procedura paraprake penale 7 sesione. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Agim Maliqi gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Ali Kutllovci gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Nga ky modul janë trajtuar: Thirrja urdhër arresti, premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktis vend qëndrimin, ndalimi i të afërmit të personit ose vendit të caktuar dhe dorëzania, arresti shtëpiak, procedura paraprake dhe kompetencat e gjyqtarit në këtë procedurë, kontrollimi i personit sendit dhe objekteve dhe sekuestrimi i përkohshëm, masat e veçanta hetimore në procedurën penale dhe simulim gjykimi në Gjykatën Supreme.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të programit fillestar janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti boshnjak.

Shpërndaje :