Kurikula: Kodi I Procedurës Penale
Me 21 dhe 25 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së XII, ka realizuar trajnim teorik nga moduli: Dëshmitarët dhe të dëmtuarit 2 sesione. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Valon Kurtaj gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Nga ky modul janë trajtuar: Të dëmtuarit në kuptimin e përgjithshëm, të kuptuarit e dëshmitarit në përgjithësi, të kuptuarit e dëshmitarit bashkëpunues.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të programit fillestar janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 25-10-2024