Kurikula: Kodi Penal i Republikës së Kosovës
Gjatë muajit tetor nga dt. 01-12, 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së XII, ka realizuar trajnim teorik nga moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme 12 sesione. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Bashkim Hyseni dhe z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Nga ky modul janë trajtuar: veprat penale dhe përgjegjësia penale, dashja, pakujdesia, mbrojtja e nevojshme, mbrojtja ekstreme, dhuna dhe kanosja, lajthimi, bashkëpunimi në kryerjen e veprës penale, ndihma dhe shtytja në bashkëkryerje të veprës penale, sanksionet penale, parashkrimi dhe rehabilitimi i të dënuarve dhe baza, kufiri i përgjegjësisë së personave juridik.
Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të programit fillestar 2024-2025, janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti boshnjak.
Postuar më: 17-10-2024