blog-post

Postuar më: 23-10-2024

Kurikula: Kodi Penal i Republikës së Kosovës

Gjatë muajit tetor nga dt. 01-23, 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar për gjyqtarët e sapo emëruar të gjeneratës së XII, ka realizuar trajnim teorik nga moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë 12 sesione. Ky modul është realizuar në mbështetje të trajnuesve z. Agim Maliqi gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Valon Kurtaj gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special.

Nga ky modul janë trajtuar: Veprat penale kundër ekonomisë, veprat penale kundër pasurisë, vepra penale kundër rendit juridik dhe mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i pasurisë së rreme, kapitulli XXVIII, veprat penale kundër sigurisë së përgjithshme të njerëzve dhe pasurisë, veprat penale kundër ekonomisë dhe veprat penale kundër armëve, veprat penale kundër jetës dhe trupit, veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut, veprat penale kundër të drejtave në marrëdhëniet e punës, veprat penale kundër mjedisit, kafshëve dhe objekteve kulturore, veprat penale kundër martesës dhe familjes dhe veprat penale kundër sigurisë së trafikut publik.

Metodologjia e trajnimit është zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të programit fillestar janë 31 gjyqtarë të sapoemëruar një prej tyre nga komuniteti boshnjak.

  • gallery

Shpërndaje :