
Lansimi i Kursit Online "Të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisi"
Më 7 prill 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, organizuam takimin fillestar për kursin online “Të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisi” në gjuhën shqipe, përmes Platformës HELP. Ky kurs është një mundësi e shkëlqyer për profesionistët ligjorë, duke ofruar njohuri thelbësore mbi lidhjen mes të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
Në këtë takim, u diskutua për çështje të rëndësishme si ndryshimet klimatike, humbja e biodiversitetit dhe ndikimi i tyre në të drejtat e njeriut. Rëndësia e këtij kursi u theksua nga znj. Biljana Sladojevic Milatovic nga Këshilli i Evropës dhe z. Enver Fejzullahu, Drejtor Ekzekutiv në Akademinë e Drejtësisë, ndërsa tutori i kursit, z. Afrim Shala, Gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës prezantoi përmbajtjen e kursit.
Gjatë takimit, u ndanë edhe raste konkrete si dhe u ofruan udhëzime për përdorimin e Platformës HELP nga znj. Jasminka Perunicic Allen.
Ky kurs është një mundësi e rëndësishme për të rritur kapacitetet e përfituesve të Akademisë së Drejtësisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mjedisit.
Përfitues të këtij kursi online janë profesionistë ligjorë në të gjithë vendin.
Postuar më: 08-04-2025