
Ligji për Konfliktet Administrative
Më 12-13 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Ligji për Konfliktet Administrative dhe pocedurat gjyqësore të shpronësimit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe z. Kreshnik Kaçiu, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit të dispozitave të Ligjit të ri për Konfliktet Administrative.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: zyrtarët nga Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas dhe zyrtarë nga Policia e Kosovës.
Postuar më: 12-03-2025