
Liria e medias, siguria e gazetarëve dhe përdorimi i SLAPP-ve në procedurë penale
Më datë 11 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti PRO-FREX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Liria e medias, siguria e gazetarëve dhe përdorimi i SLAPP-ve në procedurë penale”.
Trajnuese e angazhuar është: znj. Flutura Kusari, eksperte.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ndërtimit të kapaciteteve për të trajtuar rastet që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar mes shpjegimeve teorike të ndryshimeve që sjellë ligji dhe pjesës praktike të përbërë nga ushtrimet.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional nga Prokuroria Themelore Prishtinë.
Postuar më: 11-04-2025