Liria e Shprehjes dhe Mbrojtja gjyqësore në rastet e cenimit të lirisë së shprehjes - Trajnim i specializuar për Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPPs)
Më 02-03 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës projektin PROFREX, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Liria e Shprehjes dhe Mbrojtja gjyqësore në rastet e cenimit të lirisë së shprehjes - Trajnim i specializuar për Paditë Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPPs)”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Peter NOORLANDER, konsulent i Këshillit të Evropës dhe znj. Flutura KUSARI, konsulente e Këshillit të Evropës.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth praktikës më mirë gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me paditë SLAPP, lidhur me interpretimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në kontekstin e lirisë së shprehjes.
Metodologjia e trajnimit është diskutim interaktiv, raste studimore, ushtrime në grup, sondazhe të opinionit publik, debate të nxitura nga trajnuesit e specializuar në fushën e lirisë së shprehjes, provime vlerësimi.
Përfitues: Gjyqtar nga Gjykata e Apelit, gjyqtarë, prokurorë të nivelit Themelor nga regjionet e ndryshme të Kosovës.
Postuar më: 02-10-2024