blog-post

Postuar më: 03-03-2026

Llojet dhe Ekzekutimi i Vendimeve sipas Ligjit për Konfliktet Administrative

Më 03 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me projektin GIZ, është duke realizuar trajnimin me temë “Llojet dhe Ekzekutimi i Vendimeve sipas Ligjit për Konfliktet Administrative”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat ligjore të Ligjit të ri për Konfliktet Administrative, për vendimet, marrjen dhe shpalljen e tyre.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, zyrtarë nga ANJF dhe OJQ-të.

Shpërndaje :