blog-post

Postuar më: 25-06-2026

Llojet e padive sipas Ligjit të ri për konfliktet administrative

Më 25 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “ Llojet e padive sipas Ligjit të ri për konfliktet administrative ”. Trajnues të angazhuar janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën Supreme z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me trajtimin e dispozitave të Ligjit të ri për Konfliktet Administrative që ka filluar të zbatohet nga janari 2025. Gjithanshëm janë duke u trajtuar dispozitat ligjore lidhur me llojet e padive.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore, zyrtar nga Agjensioni për ndihmë juridike falas dhe Inspektor nga Inspektorati Qendror.

  • gallery

Shpërndaje :