Luftimi i krimeve të rënda dhe të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse
Më 04-05 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën për Trajnime në Gjyqësor dhe Prokurori të Malit të Zi, në mbështetje të Chemonics janë duke e realizuar trajnimin “Luftimi i krimeve të rënda dhe të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Howard Morrison gjyqtar nga Britania e Madhe, z. Nigel Povoas prokuror nga Britania e Madhe dhe z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme. Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me luftimin e krimeve të rënda dhe të organizuara, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Kryetarët e Gjykatave dhe Gjyqtarët nga Mali i Zi, gjyqtare nga Gjykata Suprem, gjyqtare nga Gjykata Themelore dhe bashkëpunëtor profesional.
Postuar më: 04-03-2024