blog-post

Postuar më: 17-09-2024

Luftimi i krimeve të rënda dhe të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse – Sesioni II

Më 17-18 Shtator 2024, Akademia e Drejtësisë së bashku me Qendrën e Trajnimit Gjyqësor të Malit të Zi, në bashkëpunim me Projekti WBROLI implementuar nga Chemonics UK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Luftimi i krimeve të rënda dhe të organizuar, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, znj. Jennifer Seel, gjyqtare nga Gjermania, z. Theo Byl ekspert nga Belgjika dhe z. Igor Durickovic nga Gjykata e Lartë në Podgoricë.

Në fjalën hyrëse Drejtori Ekzekutiv z. Enver Fejzullahu, theksoi rëndësinë e këtij trajnimi, e më pas duke i falënderuar kështu të gjithë të pranishmit dhe bashkëpunëtorët rreth realizimit më të mirë të mundshëm të këtij aktiviteti, dhe njëherit duke shpresuar edhe në bashkëpunimet e tjera të radhës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me luftimin e krimeve të rënda dhe të organizuara, korrupsionit të nivelit të lartë dhe veprave komplekse.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Pjesëmarrës: Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë si dhe gjyqtarë nga Gjykata Supreme dhe Gjykata e Apelit.

  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :