blog-post

Postuar më: 29-05-2025

Marrëdhëniet detyrimore dhe sendore me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile

Më 28-29 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin për Fuqizimin e Përmbarimit në Ballkan - BESP,, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Marrëdhëniet detyrimore dhe sendore me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Donikë Qerimi, Profesoreshë në Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi risitë në fushën e së drejtës private në Kosovë në fokus në marrëdhëniet detyrimore dhe ato sendore.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore dhe bashkëpuntorë profesional.

Shpërndaje :