blog-post

Postuar më: 16-09-2025

Marrëdhëniet familjare me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile

Më datë 16 -17 shtator 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë: “ Marrëdhëniet familjare me element të huaj dhe bashkëpunimi juridik ndërkombëtar në çështjet civile”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Donikë Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është përditësimi i njohurive të gjyqtarëve të gjykatave përkatëse në pjesën e përgjithshme të të drejtës ndërkombëtare private dhe mbi risitë e ligjit në përgjithësi.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar nga niveli Themelor nga të gjitha Regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :