blog-post

Postuar më: 04-03-2025

Marrëdhëniet Komerciale me Element të Huaj dhe Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështje Komerciale

Më 03-04 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Marrëdhëniet Komerciale me Element të Huaj dhe Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështje Komerciale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Donikë Qerimi, Profesor në Katedrën e së Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për përditësimin e njohurive të gjyqtarëve të gjykatave përkatëse në pjesën e përgjithshme të drejtës ndërkombëtare private dhe mbi risitë e ligjit në përgjithësi, institutet dhe shtyllat kryesore të së drejtës ndërkombëtare private dhe do të njoftohen mbi risitë kryesore në tri shtyllat kryesore të tij: në përcaktimin e së drejtës kompetente, në kompetencën e gjykatave dhe në njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja gjyqësore dhe me specifikat e marrëdhënieve komerciale/tregtare me element të huaj.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

Shpërndaje :