blog-post

Postuar më: 11-03-2026

Marrëdhëniet Komerciale me Element të Huaj dhe Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështje Komerciale

Më 11 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Marrëdhëniet Komerciale me Element të Huaj dhe Bashkëpunimi Juridik Ndërkombëtar në Çështje Komerciale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Donikë Qerimi, Ligjëruese në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare, Universiteti i Prishtinës dhe z. Gazmend Çitaku, Drejtor i Departamentit për BJN në Ministrinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve në fushën e së drejtës ndërkombëtare private, me theks të veçantë në marrëdhëniet komerciale dhe tregtare.

Aplikimi i metodologjisë është i kombinuar mes shpjegimeve teorike të ndryshimeve që sjellë ligji dhe pjesës praktike të përbërë nga ushtrimet. Shpjegimet mbi risitë e ligjit dhe institutet e kësaj fushe të së drejtës bëhen duke elaboruar rastet kryesore në praktikë të vendosura nga Gjykata e Drejtësisë e Unionit Evropian.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe bashkëpunëtorët profesional të Gjykatës Komerciale.

  • gallery

Shpërndaje :