blog-post

Postuar më: 05-02-2026

Masat e sigurisë në procedurën e konfliktit administrativ

Më 05 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me GIZ, projekti Mbështetja për Proceset Reformuese të Integrimit në BE, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga lemia administrative me temë: “Masat e Sigurisë në Procedurën e Konfliktit Administrativ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth zbatimit të drejtë të dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrativ, i cili ka filluar të zbatohet nga janari i vitit 2025 lidhur me Masat e sigurisë në procedurën e konfliktit administrativ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me interpretimin e dispozitave ligjore të Ligjit për Konfliktet Administrative lidhur me tematikën e lartpërmendur. Çështjet e ngritura gjatë trajnimit jane duke u adresuar përmes shpjegimit të trajnuesve, duke shpjeguar zgjidhjet ligjore bazuar në raste dhe shembuj konkret. Gjithashtu tematika e përmendur do të trajtohet përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktik mbi parimet dhe rregullat e Ligjit për konfliktet administrative dhe punës në grupe me pjesëmarrës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët nga Departamenti Administrativ, Zyrtar të Agjencisë për Ndihme Juridike Falas si dhe Bashkëpunëtor Profesional nga Departamenti Administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • gallery

Shpërndaje :