blog-post

Postuar më: 18-06-2026

Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë

Më 18 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim: z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Munishi, Prokuror në Prokurorin e Apelit.

Ky trajnim ka për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me njohuri dhe aftësi për të kuptuar, zbatuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive këto masa në përputhje me legjislacionin penal dhe standardet ndërkombëtare për to. Të kuptohet rëndësia e masave për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procesin penal dhe roli i tyre në procedurë.

Metodologjia e trajnimit: Trajtimi i rasteve nga praktika gjyqësorë, lidhur me masat e sigurisë se pranisë se te pandehurit, me theks te veçantë paraburgimi si masa më e rënd e sigurisë për praninë e të pandehurit në procedurë.

Përfitues të këtij trajnimi: Gjyqtarë nga Gjykata e Apeli dhe Themelore, Prokuror nga Prokuroria Themelore dhe bashkëpunëtor profesional nga gjyqësori.

Shpërndaje :