blog-post

Postuar më: 22-05-2025

Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedure penale

Më 22 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin “Masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Kujtim Munishi, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është zhvillimi i njohurive të pjesëmarrësve në lidhje me masat për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale, të theksojë rëndësinë e masave ligjore që mund të merren për të siguruar që të pandehurit të jenë të pranishëm në gjykim dhe procedura të tjera penale.

Metodologjia e trajnimit: aplikimi i metodës së kombinuar duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, diskutim instruktiv dhe trajtim i rasteve nga praktika.

Përfitues: Gjyqtarët e gjykatave Themelore dhe të Apelit, prokurorët e Prokurorive Themelore.

Shpërndaje :