blog-post

Postuar më: 26-03-2024

Mashtrimet romantike

Më 26 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Octapus aktiviteti CYBERKOP, Në mbështetje të zbatimit të Konventës së Budapestit për Krimin Kibernetik dhe Protokolleve të saj në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës KUDO me temë “Mashtrimet romantike”.

Trajnuese të angazhuar në këtë trajnim janë: Jamila Akaaga Ade, Njësia e Krimit Kibernetik, Departamenti i Prokurorisë Publike, Ministria Federale e Drejtësisë dhe Nigeria Stephanie Fitswemila Philip, Komisioni për Krimet Ekonomike dhe Financiare, Nigeri

Qëllimi i këtij trajnimi është lehtësimi i rrjetëzimit e të mësuarit nga kolegët dhe të avancojnë njohuritë e pjesëmarrësve mbi zbatimin e Konventës për krimin kibernetik, si dhe për çdo standard tjetër legjislativ e në veçanti tek rastet e mashtrimeve romantike

Përfitues të këtij trajnimi janë: prokuror nga Prokuroria Themelore në Prishtinë si dhe gjyqtar e prokuror nga vende te ndryshme nga: Shqipëria, Maqedonia, Ngeria, Ghana, Paraguai, Tunisia etj.

  • gallery

Shpërndaje :