Mbledhja e dytë të Këshillit Drejtues të Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ III)
Me datë 19 mars 2024, Akademia e Drejtësisë mori pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit Drejtues për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovë KoSEJ III.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua rreth zbatimit të aktiviteteve të projektit gjatë vitit 2023 si dhe aktiviteteve të planifikuara në kuadër të objektivave të përbashkëta me sistemin e drejtësisë si dhe menaxhimi i projektit.
Mes tjerash, u diskutua rreth analizave të të dhënave për funksionimin e sistemit gjyqësor; efikasitetit të sistemit të drejtësisë siç parashihet Strategjinë e Sundimit të Ligjit me digjitalizim të mëtejshëm dhe politikat e sektorit gjyqësor të bazuara në të dhëna; efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive përmes përmirësimit të metodave të punës me avokatët, përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe rritjes së përdorimit të ndërmjetësimit dhe të tjera.
Në këtë rast, Akademia e Drejtësisë, përveç prezantimit të aktiviteteve të realizuara me KoSEJ gjatë vitit 2023 dhe ato të planifikura për vitin 2024, shprehi mirënjohjen për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Projektin si dhe zotimin e sajë në vazhdimin e arritjes së objektivave të përbashkëta përmes ofrimit të trajnimeve cilësore në funksionim të sistemit gjyqësor.
Postuar më: 19-03-2024