Mbrojtja e sinjalizuesve
Më 21 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e sinjalizuesve”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Dren Rogova, gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është trajtimi i çështjeve të ndërlidhura me mbrojtjen e sinjalizuesve, përforcimi i njohurive në raport me të drejtat e sinjalizuesve si dhe krijimi i njohurive të reja në raport me zhvillimet e fundit në fushën e sinjalizimit në Kosovë, rajon dhe në Evropë.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, raste studimore, ushtrimeve në grup, sondazheve të opinionit, debateve të nxitura nga trajnuesi, diskutime të hapura per raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Zyrtarët administrativ të gjykatave dhe prokurorive.
Postuar më: 21-06-2024