Mbrojtja e të dhënave personale
Më 13-14 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Mbrojtja e të dhënave”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Atdhe Lila, ekspert.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e çështjeve të lidhura me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave, duke u ofruar një qasje të strukturuar dhe të përqendruar në raste ligjore specifike që demonstrojnë sfidat dhe zgjidhjet në këtë fushë.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Staf administrativ nga Gjykata dhe Prokuroria si dhe zyrtarë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Postuar më: 13-06-2024