blog-post

Postuar më: 30-10-2024

Mbrojtja e të dhënave personale

Më 30 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin “Mbrojtja e të dhënave”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Atdhe Lila, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin e çështjeve të lidhura me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave, duke u ofruar një qasje të strukturuar dhe të përqendruar në raste ligjore specifike që demonstrojnë sfidat dhe zgjidhjet në këtë fushë.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes ligjëratave, ushtrimeve dhe diskutimeve si dhe përmes rasteve nga praktika.

Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorë nga Prokuroritë Themelore, bashkëpunëtorë profesional, staf administrativ nga Gjykata dhe Prokuroria si dhe zyrtar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :