
Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre
Më 08 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ), në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e ndryshimit të statusit të tyre”.
Trajnues të angazhuar janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit, z. Bedri Bahtiri, Profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe znj. Katja Schweppe, Gjyqtare në Gjykatën e Lartë Rajonale në Frankfurt/Main.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.
Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës, Mbrojtësit e Viktimave dhe Zyrtarët për Ndihmë Juridike Falas.
Postuar më: 08-05-2025