blog-post

Postuar më: 13-03-2025

Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit

Më 13 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë në mbështetje të Bashkimit Evropian në Kosovë, implementuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë në bashkëpunim me Koalicionin e OJQ -ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar tajnimin “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ky trajnim ka për qëllim trajtimin dhe adresimin e sfidave të hasura në praktikën gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.

Trajnimi është duke u zhvilluar përmes diskutimeve interaktive, prezantimit të çështjeve përmes diskutimit të rasteve, përfshirë përmbledhjen e konkluzioneve për çështjet e diskutuara.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykata e Apelit dhe nga niveli Themelor.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :