Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Rastet e Shkurorëzimit dhe të dhunës në Familje
Më 17 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në rastet e shkurorëzimit dhe të dhunës në familje”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatë e Apelit dhe z. Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Ky trajnim ka për qëllim trajtimin dhe adresimin e sfidave të hasura në praktikën gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës familjare.
Trajnimi është duke u zhvilluar përmes diskutimeve interaktive, prezantimit të çështjeve përmes diskutimit të rasteve, përfshirë përmbledhjen e konkluzioneve për çështjet e diskutuara.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë të Gjykatave Themelore, Mbrojtës të Viktimave dhe Zyrtarë për Ndihmë Juridike Falas.

Postuar më: 17-03-2026