blog-post

Postuar më: 25-06-2024

Mbrojtja e te drejtave themelore në Evropë

Më 25-26 Qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me EIPA, jane duke e realizuar trajnimin virtualisht “Mbrojtja e të drejtave themelore në Evropë”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Dr. Catherine Warin dhe Dr. Cristina M. Mariottini.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me të drejtat themelore që janë kriter për ligjshmërinë e çdo mase të BE-së të zbatuar qoftë nga BE-ja ose nga një shtet anëtar, duke siguruar që asnjë instrument i BE-së të mos shkelë të drejtat themelore të individëve.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë.

Shpërndaje :