Mbrojtja gjyqësore e të drejtave në çështjet që rrjedhin nga diskriminimi
Më 19 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore e të drejtave në çështjet që rrjedhin nga diskriminimi”.
Trajnues të angazhuar janë: znj. Shpresa Emra, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prizren dhe z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm në Akademin e Drejtësisë.
Qëllimi i këtij trajnimi është në çështjet që rrjedhin nga diskriminimi, me fokus në zbatimin praktik të dispozitave materiale dhe procedurale të Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Trajnimi do të trajtojë aspektet procedurale, përfshirë barrën e provës, afatet ligjore, mjetet juridike dhe rolin e institucioneve kompetente si Avokati i Popullit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore si dhe bashkëpuntorë profesionalë.

Postuar më: 19-02-2026