Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve në procedurën kontestimore dhe jo kontestimore (Regjionet Pejë, Gjakovë, Prizren)
Më 22 Tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën “Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve në procedurën kontestimore dhe jo kontestimore” (Regjionet Pejë, Gjakovë, Prizren).
Panelist të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Bedri Bahtiri, profesor në Universitetin e Prishtinës.
Qëllimi i kësaj tryeze është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me bazën ligjore për kujdesin prindërorë, caktimi i kontakteve personale dhe ushqimin – mbajtje financiare.
Tryeza është duke u zhvilluar diskutim interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar.
Përfitues: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore.
Postuar më: 22-10-2024