blog-post

Postuar më: 11-06-2026

Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve në rastet e kundërshtimit apo vërtetimit të amësisë/atësisë

Më 11 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve në rastet e kundërshtimit apo vërtetimit të amësisë/atësisë”.

Trajnues të angazhuar janë: z. Valon Totaj, Kryetar i Gjykatës së Apelit dhe z. Bedri Bahtiri profesor në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i trajnimit është të avancojë njohuritë e pjesëmarrësve lidhur me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në procedurat e vërtetimit dhe kundërshtimit të amësisë/atësisë, duke siguruar zbatim të drejtë të legjislacionit vendor dhe ndërkombëtar, si dhe respektimin e parimit të interesit më të lartë të fëmijës në praktikën gjyqësore.

Metodologjia e trajnimit: Kombinim i shpjegimti teorik dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues janë: gjyqtarë nga niveli themelor nga të gjitha regjionet, zyrtar nga Qendra për Punë Sociale si dhe zyrtar për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :