blog-post

Postuar më: 04-09-2025

Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror

Më 04 Shator 2025, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me KOMF në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror”.

Trajnues të angazhuar: z. Valon Totaj, Kryetar në Gjykatën e Apelit dhe z. Bedri Bahtiri, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për çështjet rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve pa kujdes prindëror, si dhe për format e mbrojtjes së veçantë të këtyre fëmijëve të cilat janë të normuara me Ligjin për Familjen (LFK), duke pasur si referencë Konventën për të Drejtat e Fëmijës (KDF).

Metodologjia e trajnimit është diskutimi interaktiv, prezantim i çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e këtij trajnimi.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët dhe Prokuroret nga niveli Themelor, Mbrojtësit e Viktimave dhe Zyrtarët për Ndihmë Juridike Falas.

  • gallery

Shpërndaje :