blog-post

Postuar më: 08-04-2025

Mbrojtja gjyqësore në çështjet që rrjedhin nga Ligji kundër Diskriminimit

Më 08 Prill 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Mbrojtja gjyqësore në çështjet që rrjedhin nga Ligji kundër Diskriminimit”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Shpresa Emra, Kryetare në Gjykatën Themelore në Prizren dhe z. Islam Sllamniku, Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit dhe adresimit të sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e legjislacionit në fuqi kundër diskriminimit.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

  • gallery

Shpërndaje :