blog-post

Postuar më: 07-03-2024

Mbrojtja gjyqësore në konfliktin administrativ

Më 07 Mars 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Mbrojtja gjyqësore në konfliktin administrativ”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit - Departamenti për Çështje Administrative dhe z. Islam Sllamniku, trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë e Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me mbrojtjen gjyqësore në procedurën e konfliktit administrativ duke përfshirë të drejtën për qasje në gjykatë dhe vendimmarrjen.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë nga Niveli Themelor, bashkëpunëtor profesional nga gjykatat Themelore, gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme.

Shpërndaje :