blog-post

Postuar më: 18-03-2025

Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës

Më 18 Mars 2025, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Faton Ademi, gjyqtarë nga Gjykata e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth trajtimit dhe adresimit të sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës së punës.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë nga Gjykatat Themelore nga gjitha regjionet e Kosovës.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :