blog-post

Postuar më: 31-03-2026

Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës

Më 31 Mars 2026, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar tryezën me temë “Mbrojtja gjyqësore në kontestet e punës, sipas Ligjit të Punës”.

Panelistë të angazhuar janë: z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Faton Ademi, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Qëllimi i kësaj tryeze është adresimin i sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale dhe procedurale nga fusha e së drejtës së punës si dhe, zgjerimin e njohurive lidhur me kontestet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës duke përfshirë legjislacionin e zbatueshëm vendor dhe ndërkombëtar.

Gjatë tryezës u përdoren metoda të kombinuara të shpjegimit, duke zhvilluar diskutim interaktiv, me fokus në prezantimin e çështjeve përmes rasteve, diskutim për rastet dhe përmbledhje e konkluzave për çështjen e diskutuar, në mënyrë që të arrihen në tërësi objektivat e tryezës.

Përfitues të kësaj tryeze janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :