blog-post

Postuar më: 07-04-2026

Media - Format e Ndikimit të Medias në Sistemin e Drejtësisë, menaxhimi i tyre për të mos lejuar dëmtimin e imazhit të strukturave të drejtësisë në sytë e publikut

Më 07 Prill 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, është duke realizuar trajnimin me temë “Media - FFormat e Ndikimit të Medias në Sistemin e Drejtësisë, menaxhimi i tyre për të mos lejuar dëmtimin e imazhit të strukturave të drejtësisë në sytë e publikut".

Ekspert të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Gerd Hoxha, Kryetar i komanduar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, z. Faton Ademi, Gjyqtar, Gjykata Supreme e Kosovës

  1. Zylyftar Bregu, Ekspert/lektor, Universiteti i Tiranës.

Lehtësuese: Olkeda Lice, Gjyqtare, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

Qëllimi i këtij trajnimi është të mundësojë që pjesëmarrësit nga Kosova dhe Shqipëria të diskutojnë dhe analizojnë format e ndikimit të medias në sistemin e drejtësisë. Në këtë kuadër, synohet të zhvillohen diskutime dhe debate mbi menaxhimin e tentativave për ndikim, si dhe mbi sjelljen dhe reagimin e magjistratëve ndaj këtyre formave të presionit publik.

Gjatë trajnimit u përdorën metodat interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve nga Kosova e Shqipëria, duke punuar në grupe dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova dhe Shqipëria.

  • gallery
  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :