Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial
Më 22 Maj 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin për stafin administrativ prokurorial me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i trajnimit është avancimi i njohurive dhe shkathtësitë praktike të pjesëmarrësve në menaxhimin efikas të dosjeve dhe lëndëve në sistemin prokurorial,
Metodologjia e trajnimit do të realizohet duke përdore metodologji të ndryshme përfshirë diskutime interaktive, punë në grupe dhe trajtimi i rasteve nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ prokurorial.

Postuar më: 22-05-2026