Menaxhimi i kohës dhe stresit
Më 14 qershor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin Menaxhimi i kohës dhe stresit
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Prof.Ass.Dr. Fatmir Çollakaj
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me menaxhimin, planifikimin, rregullat e komunikimit dhe menaxhimin e stresit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: bashkëpunëtor profesional, zyrtar ligjor dhe stafi administrativ nga gjykatat dhe prokuroritë
Postuar më: 14-06-2024