Menaxhimi i proceseve të punës në administratën e sistemit prokurorial
Më 19 Qershor 2026, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Menaxhimi i proceseve të punës në administratën e sistemit prokurorial”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimit është aspekti i menaxhimit dhe udhëheqjes, planifikimit, vendimmarrjes dhe punës së përditshme, përfshirë por pa u kufizuar në efikasitetin dhe llogaridhënien e stafit administrativ.
Metodologjia e trajnimit: Përfshirja në diskutime interaktive, punë në grupe dhe trajtimi i rasteve nga praktika.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Administratorët e prokurorive.

Postuar më: 19-06-2026