Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor
Më 18 Shkurt 2026, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit gjyqësor”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është : z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Komerciale.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në aspektin e menaxhimit dhe udhëheqjes, planifikimit, vendimmarrjes dhe punës së përditshme, përfshirë por pa u kufizuar në efikasitetin dhe llogaridhënien e stafit administrativ.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues janë: Administratorët dhe Ndihmë Administratorët e Gjykatave.

Postuar më: 18-02-2026