blog-post

Postuar më: 22-05-2025

Mjetet Efektive Juridike sipas Nenit 13 të KEDNJ-së: Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së në çështjet civile dhe penale

Më 20 Maj 2025, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti Mbështetja e Gjykatës Kushtetuese në zbatimin dhe shpërndarjen e standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin “Mjetet Efektive Juridike sipas Nenit 13 të KEDNJ-së: Praktika gjyqësore e GJEDNJ-së në çështjet civile dhe penale ”.

Trajnues të angazhuar janë: znj. Gresa Caka-Nimani, ish Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe znj. Valdete Daka, gjyqtare në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve për të drejtën për mjetet efektive juridike, e cila është një komponentë thelbësore e të drejtave të njeriut sipas (KEDNJ) dhe instrumenteve të tjera të të drejtave të njeriut.

Metodologjia e trajnimit është e kombinuar përmes metodës interaktive të diskutimit dhe shtjellimit të rasteve, punë në grupe duke prezantuar raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: prokurorë nga Prokuroria e Apelit, gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor nga gjitha regjionet e Kosovës si dhe bashkëpunëtor profesional.

  • gallery
  • gallery

Shpërndaje :