blog-post

Postuar më: 11-10-2024

Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta

Më me date 11 tetor 2024, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar trajnimin nga Moduli Bazik për bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor në fushën penale me temë “ Mjetet juridike dhe procedurat e veçanta”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Atdhe Dema, prokuror n ë Prokurorinë Speciale te Republikës se Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Procedurën penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, Urdhrin për ekzaminim psikiatrik, Paraburgimin, Masat e trajtimit të detyrueshëm vendimet gjyqësore si dhe Mjetet juridike. Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive. Përfitues të këtij trajnimi janë: Bashkëpunëtor profesional dhe zyrtar ligjor nga Gjykatat dhe Prokuroritë.

Shpërndaje :